
Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, përcjell InLajmi


Ata diskutuan situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të Dialogut, udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kujtojmë se të mërkurën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është takuar edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it por nuk ka deklaruar asgjë duke thënë se kështu është më mirë për të gjithë.

Ndryshe 3 zyrtarëve policor pasditen e së mërkurës u kidnapuan nga policia serbe, brenda territorit të Kosovës, në zonën kufitare me Serbinë ndërkohë që në kufirin në Merdarë janë arrestuar 3 qytetarë të Kosovës /InLajmi/
