Djali i ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, Marko Millosheviq, është shfaqur pas gati 20 vitesh në publik.
Dhe sipas mediave serbe këtë herë, Marko Millosheviq u filmua në zbulimin e bustit të babait të tij në Moskë.
Siç theksojnë mediat në Serbi, shumë njerëz as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviqit.
Ndërkohë monumenti i Millosheviqit është paksa i çuditshëm, sepse ai mban një lloj “maske” në dorën e djathtë.
Aty, siç thuhet më tej, Marko Millosheviq është fotografuar me liderin e “Ujqërve të Natës”, Aleksandër Zaldastanov.
Monumenti prej bronzi është krijuar në Serbi, ndërsa dokumentet për transportin e tij janë marrë më parë nga Ministria e Kulturës dhe Doganave të Serbisë.
Po sipas raportimit të mediave serbe, paratë janë mbledhur nga diaspora serbe në Rusi dhe jo vetëm.
Marko Millosheviq mbeti një simbol famëkeq i viteve nëntëdhjetë dhe menjëherë pas 5 tetorit 2000, ai u arratis në Moskë.
Emri i tij u gjet në listën e të kërkuarve të Interpolit, së bashku me emrin e nënës së tij Mirjana Markoviq, transmeton Telegrafi
Të 2 iu dha azil në Rusi dhe Mirjana ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 77-vjeçare.
Pojavio se snimak Marka Miloševića na otkrivanju Miloševićevog spomenika u Moskvi. Tu je sa Putinovim Noćnim vukovima, koji su bliski i Vulinu.
Nadam se da će Beograd zatražiti od Rusije da isporuči lice za kojim je raspisana crvena Interpola poternica. Posle 23 godine! pic.twitter.com/DJXAyoT8Nr
— Kosta Konstantinović 🇪🇺🇺🇦 (@KostaKonstan) June 13, 2023