Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve kufitar brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, duke e quajtur këtë akt ndërhyrje të dhunshme të Serbisë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ndërsa shprehi shqetësimin për ndërhyrjen e tillë të Serbisë, Kusari-Lila tha se agresori banon në Beograd.
Për më tepër Kusari-Lila kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare për ndërhyrjen e dhunshme të Serbisë.
Postimi i plotë i saj:
Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer sot brenda territorit nga xhandarmëria serbe. Kjo është një zgjatje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri. Vetëm agresori në këto ngjarje të dhunshme banon në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në përputhje me rrethanat./InLajmi/