Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj uroi popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të SHBA-së, me rastin e 248 vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane, përcjell InLajmi.
Haradinaj deklaroi se shembulli i ushtrisë amerikane për trimërinë dhe sakrificën, ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.
Më tej ai tha se Kosova do të dijë ta ruaj dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me SHBA-të
Postimi i plotë i tij:
Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të SHBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.
Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.
Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik.
Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me SHBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë. /InLajmi/