Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë, në një konferencë për medie ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme me përdhosjen që ka bërë Serbia me kidnapimin e policëve kosovarë do të duhet që të jep dorëheqje.
“Është lajm i keq kidnapimi i policëve. Ishte fyese dhe poshtëruese skena e policëve tonë. Me këtë rast kërkojmë që të lirohen policët menjëherë. Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë presion për lirimin e tyre”.
“E ftoj ministrin Sveçla të japë dorëheqje, sepse sot është përdhosur uniforma e policisë”.
“Ne e dimë që Kurti ka marr mandat për rrugën euro-atlantike, por Kurti po shkon në drejtim të kundërt, nuk po e çon Kosovën përpara. E ka shkelur Kosovën, e ka bërë palë të ndëshkuar”, shkruan EO
Sipas kreut të Aleancës, Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës.