Në orët e vona të së martës në qytetin e Pejës ka ndodhur një konflikt në mes të 2 grupeve e si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona, përcjell InLajmi.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arritur të arrestoj si të dyshuar një person ndërsa një tjetër i dyshuar ndodhet në arrati.
” 2 meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, dyshohet nga arma e zjarrit, gjatë një incidenti që ka ndodhur midis dy grupeve. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu gjatë incidentit edhe dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Një i dyshuar kosovar është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Rasti në hetime”. /InLajmi/