Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar 5 kushtet e kryeministrit Albin Kurti, për deeskalim të situatës në veri.
Ai thotë se Kurti ka vendosur edhe më herët kushte dhe se mbetet të shihet nëse edhe këto do ta kenë fatin si ato të mëparshmet.
“Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Kurti vë kushte për çështjen e veriut të vendit. Të shohim nëse kushtet e vendosura sot do të kenë të njëjtin fat sikur kushtet e mëparshme apo do të qëndrojë deri në fund”, thotë ai, shkruan Blic.
Ai ka përmendur gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, që më nuk i përmend askush.
“Në veçanti ia vlen të përmenden 6 kushtet e vendosura nga Kurti për themelimin e asociacionit për të cilat nuk flet më askush nga qeveria! Po i sjell këtu për publikun 6 kushtet e vendosura nga Kurti!