Liria e Prizrenit nuk do të drejtohet më nga Xhengiz Rexhepi. Skuadra e rikthyer në Superligë ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm.
“Faliminderit Xhengis !
Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët.
Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm.
Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.
‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.
Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar” thuhet në njoftimin e klubi