Një person ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht nga babai dhe axha i tij në Obiliq, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Nga Policia u bë e ditur se me vendim të prokurit 2 të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga 2 të dyshuarit kosovarë–babai dhe axha i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 2 të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /InLajmi/