Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi bëri të ditur se është takuar me ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe bashkëpuntorët e tij, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se bashkëpunimi me OSBE-në, ka sjell zhvillim të kapaciteteve në nivelin lokal përmes programeve të trajnimit nga të cilat kanë përfituar Komunat dhe zyrtarët komunal.
Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Davenport duke theksuar se angazhimi për bashkëpunim do të vazhdoj.
Postimi i plotë i tij:
Kisha kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe bashkëpuntorët e tij.
Bashkëpunimi me OSBE-në, ka sjell zhvillim të kapaciteteve në nivelin lokal përmes programeve të trajnimit nga të cilat kanë përfituar Komunat dhe zyrtarët komunal. Poashtu, ky mision ka mbështetur MAPL-në dhe Komunat në shumicën e projekteve të cilat ndërlidhen me qeverisjen lokale.
E falendërova ambasadorin Davenport duke theksuar se angazhimi ynë për bashkëpunim do të vazhdoj. /InLajmi/