Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi takuan sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, përcjell InLajmi.
Në takim u diskutua për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe masave të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti theksoi që është i gatshëm për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Bruksel ku do të diskutohej një sekuencim i drejtë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës i zbatimit të Marrëveshjes Bazike.
Ai i informoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e pranishëm për bisedën që ka pasur dje me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe me propozimin 5 pikësh për depërshkallëzim të plotë të situatës në 4 komunat në veri të vendit./InLajmi/