10 persona mbetën të plagosur nga të shtëna në qendër të qytetit Denver në Kolorado këtë të martë pasi tifozët e basketbollit të Denver Nuggets dolën nëpër rrugë për të festuar fitimin e kampionatit të tyre të parë në NBA.
Departamenti i Policisë së Denverit bëri të ditur se 3 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Një i dyshuar, i cili ishte në mesin e të plagosurve, u arrestua nga policia si autor i ngjarjes, shkruan Klan TV.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën gjatë një sherri ku përfshiheshin disa individë.