Një tërmet i fuqishëm ka goditur të hënën Serbinë. Epiqendra e termetit ishte në afërsi të Paraqinit, me magnitudë mbi 4 gradë të shkallës Rihter.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë 4.6 gradë dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin midis Paraqinit dhe Krushevcit. Më vonë u tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.2 ballë.
Tërmeti ishte regjistruar vetë pak minuta pas mesante, gjegjësisht në orën 12:11, në një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan B92.
Ndryshe, sipas raportimeve nga qytetarët në rrjetet sociale, thuhet se tërmeti është njderë edhe në Jagodinë, Paraqin, Krushevc, si dhe në Beograd.