Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uron 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe kujton situatën e rëndë politike dhe të sigurisë me theks në veri, për çka i bënë thirrje Kryeministrit Kurti që në këtë përvjetor të reflektoj për dalje nga qorrsokaku ku është futur Kosova nga grindja me aleatët, përcjell InLajmi.
Ndërsa kë kërkuar reflektim për dalje nga situata aktuale, Rama është shprehur se dalja nga qorrsokaku bëhet me ide konkrete e dialog, jo me polici e propagandë.
Krejt në fund Rama, falënderon aleatët strategjik të shqiptarëve, ndërsa thekson se Kosova nuk do të ishte e lirë pa miqtë e mirë.
“Zoti i bekoftë aleatët e vendeve shqiptare!”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Postimi i plotë i tij:
Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve! /InLajmi/