Tensionet janë ende të larta mes Kosovës dhe Serbisë, sipas të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në një mesazh në rrjetet sociale, ai tha se bashkë me të dërguarin e SHBA, Escobar, kishin shpresuar për më shumë rezultate gjatë vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd.
“Përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për shtensionim të menjëhershëm”, shkruan Lajcak .
Bashkimi Evropian dhe SHBA, përveç zbutjes së tensioneve, kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri, pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë atje dhe kthimin e palëve në dialog për normalizimim të raporteve., transmeton A2CNN.
Këto pika u përsëritën gjatë takimeve të Lajçak dhe Escobar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i BE bëri të ditur se do të vazhdojnë përpjekjet për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike.