Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në një spital në Milano. 86-vjeçari nuk ia doli që të fitonte betejën me infeksionin në mushkëri dhe leuçeminë.
Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele të Milanos, krah vëllait të tij, Paolo Berlusconi dhe fëmijëve Marina, Eleonora, Barbara dhe Pier.
Shëndeti i manjatit të shquar mediatik që drejtoi tre qeveritë italiane ishte përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Ai u rikthye në spital të premten, ku pavarësisht trajtimit, analizat nuk treguan shenja përmirësimi, më pas situata u përkeqësua, shkruan A2CNN
Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.