Policia e Kosovës bëri të ditur se një burrë dhe një grua janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që janë rrahur mes vete, përcjell InLajmi
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se 2 personat e përfshirë në këtë rrahje, kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Janë arrestuar 2 të dyshuar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt /InLajmi/