12 qershori, “Dite e Çlirimit” i bëri bashkë krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton InLajmi.
Ata e nisën ditën me homazhe në ndër të Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Pas homazheve te varri i Rugovës ata bënë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Ata homazhe do të bëjnë edhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Prishtinë/InLajmi/