24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50.000 ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, përcjell InLajmi.
Kështu filloi urimin e tij në ditën e çlirimit të vendit, ish -kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i cili u shpreh mirënjohës ndaj vendeve të NATO-s për mbështetjen e popullit të Kosovës në të drejtën për të qenë të lirë.
Tutje ai u shpreh mirënjohës edhe ndaj trimërisë së burrave dhe grave, për sakrificën dhe përpjekjet e tyre të palodhura për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë i tij:
Sot, 24 vjet më parë, filloi një kapitull historik për popullin tonë, kur trupat e NATO-s zbarkuan në Kosovë. Përkushtimi i tyre i palëkundur për paqen dhe stabilitetin i ka dhënë Republikës së Kosovës garanci për një jetesë më të mirë. Mirënjohje ndaj trimërisë së burrave dhe grave, për sakrificën dhe përpjekjet e tyre të palodhura për liri dhe pavarësi.
Përherë mirënjohës! /InLajmi/