Sot është Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, e cila synon të shërbejë si një katalizator për lëvizjen mbarë botërore kundër punës së fëmijëve, përcjell InLajmi
Kombet e Bashkuara thonë se përvoja në trajtimin e punës së fëmijëve gjatë 3 dekadave të fundit ka treguar se puna e fëmijëve mund të eliminohet, nëse adresohen shkaqet kryesore. Më shumë se kurrë është urgjente që të gjithë të kontribuojnë për të sjellë zgjidhje për problemet e përditshme të njerëzve dhe puna e fëmijëve është, ndoshta më e dukshme nga këto probleme.
Prandaj, OKB e konsideron Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve 2023 si një moment që të gjithë ne të përkushtohemi për t’i dhënë fund punës së fëmijëve për të treguar se ndryshimi mund të arrihet kur vullneti dhe vendosmëria bashkohen.
Sot janë rreth 160 milionë fëmijë që punojnë. Thënë ndryshe 1 në 10 fëmijë është i detyruar të punojë. Vendin e parë në rang global e mban Afrika, ndjekur nga Azia e vendet e Paqësorit. /InLajmi/




















