Sot në Malin e Zi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të 6 që nga rivendosja e pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006.
Votimi ka nisur që në orën 07:00 dhe deri tani nuk raportohen incidente të mëdha. Pjesëmarrja është e ulët në krahasim me zgjedhjet presidenciale, pra me raundin e parë dhe të 2-të të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas sondazheve partia favorite është Evropa Tani, e ndjekur nga Partia Demokratike Socialiste, shkruan Abc.News.al.
Sot janë më shumë se gjysmë milioni qytetarë që votojnë në këto zgjedhje.