Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi prefekturën veriore të Japonisë Hokkaido të dielën në mbrëmje, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, transmeton InLajmi.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit të Urakawa.
Sipas agjencisë, tërmeti kishte një thellësi prej 140 km. Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar në përgjigje të aktivitetit sizmik, shkruan Wio.News.
Tërmeti, me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter, shkaktoi lëkundje të konsiderueshme sipas pamjeve që zbulojnë lëkundjet e fuqishme. /InLajmi/