Eduart Grishaj ka treguar disa nga detajet e dasmës me moderatoren Arbana Osmani, dasmë kjo e shumëpërfolur, e cila do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.
Në emisionin “E diell” në Top Channel, regjisori zbuloi vendin, sa të ftuar janë, kush do të këndojë dhe sa do të zgjasë dasma.
Çifti kanë zgjedhur Toskanën e Italisë për dasmën e tyre, pasi siç tregon Grishaj është edhe një nga vendet e tyre të preferuara.
“Filmin e mbyllën, Big Brother e mbyllëm, fëmijët i bëmë, tani bëjmë edhe dasmën. Thamë ta bëjmë edhe gocën që mos thotë goca: ‘Për një pjatë nuk më thërritët në dasmë”, tha ai transmeton Telegrafi
“Unë edhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona të preferuara është edhe Toskana. Janë ca kodra shumë të bukura, është ushqimi që na pëlqen shumë, verën e kanë shumë të mirë dhe donim që me rrethin e ngushtë, që ne kemi thërritur te dasma, ta ndajmë këtë eksperiencë dhe ta bëjmë atje”, është shprehur Grishaj gjatë intervistës.