Nga 8 sa janë gjithsej, Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të bëhet me 12 porte të imbargimit.
Zgjerimi i terminalit do të bëhet në anën jugore e veriore të atyre ekzistuese, ndërsa buxheti i paraparë për to pritet të prek shifrën prej 3 milionë eurove.
Ky ndërtim synon të rrisë kapacitetin për të përballuar flukse më të mëdha udhëtarësh, e komoditet më të lartë, shkruan KlanKosova
Sipas të dhënave nga ky institucion, gjatë muajit maj ka pasur rritje të udhëtarëve për 7 % derisa brenda një viti në këtë ambient hyjnë e dalin afro 3 milionë njerëz.