Himni shtetëror i Republikës së Kosovës mbush 15 vjet nga miratimi në kuvend. Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të kuvendit, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, shkruan InLajmi.
Himni i Kosovës është kompozuar nga Mendi Mengjiqi. Himni “Europa” u përzgjodh për shkak se nuk përmbante asnjë referencë të ndonjë grupi të veçantë etnik.
Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend 3 propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë, melodinë me shifrën “Europa”.
Rikujtojmë se Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /InLajmi/