Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita ka bërë transferimin e 2-të gjatë merkaton së verës.
Sulmuesi Rilind Haziraj është transferuar edhe zyrtarisht në ekipin nga Gjilani.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale, duke treguar se Haziraj ka firmosur kontratë 3-vjeçare, shkruan Lajmi.net
Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova