I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte, për procesin e de-eskalimit të situatës në veri, përcjell InLajmi.
Escobar i ka dhënë 2 ditë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të pajtohet me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për situatën në veri, në të kundërten do të përballen me pasoja.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e cila paralajmëroi se Kosova mund të ndëshkohet nga SHBA-të.
Sipas saj, Kosova do të jetë jo e fituar, por e ndëshkuar.
Postimi i plotë i saj:
Kosova jo e fituar por e ndëshkuar! Mund të pritet ndëshkimi i ri. /InLajmi/