Me moton “Libri triumfon”, të mërkurën e 6 qershorit u hap edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili po mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruan InLajmi.
Këtë vit në panairin e librit sipas organizatorëve janë prezantuar botimet e mbi 100 shtëpive botuese me mbi 2.000 tituj të rinj.
Në mesin e shumë pjesëmarrësve, i ftuari i nderit i kësaj ngjarjeje me rëndësi kulturore ishte shkrimtari Ismail Kadare, i cili i dha madhështi këtij eventi kulturor të përvitshëm në Kosovë.
Ishte nder për secilin krijues, lexues e vizitor të panairit të ngarendeshin përkrah shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i cili shpërndau gjithandej respekt, dashuri e frymzim për letrarët e së tashmes e së ardhmes.
Panairi i Librit – 2023
Jo vetëm krijuesit e pasionantët e leximit, por edhe politikanët e duan librin
Kanë kaluar pak ditë nga hapja e Panairit të Librit ndërsa vizitorët ishin të ndryshëm, si fëmijë të rinj e të moshuar.
Por nuk ishte ndoshta befasi që panairin e librit e vizitojnë edhe personalitete e figura politike, sikur që ishte lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili për InLajmin deklaroi se panairi është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që ndodh në Kosovë, e të cilin nuk e anashkalon asnjëherë, duke e vizituar një apo me raste edhe 2 herë.
“Panairi është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që ndodh në Kosovë dhe unë çdo vit mundohem që të vij së paku një ose 2 ditë për t’i parë se cilat janë botimet e reja dhe për të blerë libra të cilat më zgjojnë kurreshtje. Sot pata mundësi me i marr disa botime të ndryshime edhe histioriografike edhe fiksion edhe biografi”, deklaroi Krasniqi për InLajmin.
Panairi i Librit – gazetarja e InLajmit Libona Gegaj dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi
Me organizimin e panairit shprehet e kënaqur edhe përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese “Dritan” nga Tirana, Manushaqe Baku, ndërsa tregon se ky panair vjen me shumë tituj të rinj ku dashamirët e artit të shkruar kanë mundësinë të bëjnë zgjedhjet më të mira të veprave nga autorë të ndryshëm.
Por nuk duket të ketë mbetur e kënaqur botuesja Baku me numrin e vizitorëve të panairit ditët e para, megjithatë shpreson se ditëve në vijim vizitorët do të jenë në numër më të lartë sikur ka ndodhur edhe vitet paraprake.
Mbreslënës e motivues për botuesen Baku është pjesëmarrja e nxënësve në Panairin e Librit, ndërsa shton kjo është motiv për të punuar e zgjeruar veprimtarinë botuese me më shumë tituj nga autorë të ndryshëm
“Jemi në ditën e 3 të panairit dhe ende më duket pak i vakët për sa i përket vizitorëve sot shoh një angazhim më të madh të shkollave që sjellin nxënësit në këtë ujvarë të letërsisë artit, shkencave. Kjo është fakt i vlerësuar e inkurajues për mbushur raftet tona me tituj të rinj”, deklaroi Baku për InLajmin.
Nuk është i knaqur me numrin e vizitorëve as qytetari, vizitor i panairit, ndërsa beson se ditëve në vijim të ketë shumë më shumë visitor e blerës të librave çoftë letrare apo edhe shkencore.
Atdhe Geci, vizitor i rastit në Panairin e Librit për Gazetën InLajmi, tha se është vizitor i përvitshëm i panairit, ndërsa thekson se nxënësit që po vizitojnë panairin po e madhështojnë këtë event të rëndësishëm kulturor.
“Ndërsa po shëtisi nga një shtëpi botues tek tjetra nuk po vërej shumë vzitor të rinj, por është knaqësi e që në panair po shoh shumë nxënës të shkollave fillore dhe jam i lumtur për mësueset e tyre që po e vlersojnë librin” deklaroi ai.
Si qëndrojnë çmimet e librave këtë vit?
Përkundër rritjes së çmimit të letrës dhe produkteve të tjera sipas qytetarëve çmimet e librave janë të pranueshme dhe të arsyeshme.
Manushaqe Baku tha se krahasuar me çmimet e letrave çmimi i librit është rritur pak.
Përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese “Dritan” nga Tirana, Manushaqe Baku
“Duke e krahasuar me çmimin e terave çmimi i librave është rritur pak dhe ka ndryshuar pak”, tha ajo.
Njësoj sa i përket çmimit të librave e mendon edhe lideri i PDK-së Memli Krasniqi.
“Besoj që çmimet janë të pranueshme pasi edhe cilësia e librit është rritur shumë”, deklaroi Krasniqi për InLajmin.
Rikujtojmë se ky panair do të jetë i hapur deri me datë 11 qershor të këtij viti. Libona Gegaj /InLajmi/