“Kush krijonë probleme nga shqiptarët, duhet hequr, dhe po përdorin Ramën”, kështu po e sheh analisti Fatos Lubonja dorëzimin e draft-statutit për Asociacionin që kryeministri shqiptar Edi Rama e dorëzoi dje te krerët evropian.
Fatos Lubonja nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryeministri Rama të përdoret nga faktori ndërkombëtar për ta eleminuar politikisht, një politikan “të parehatshëm” siç është Albin Kurti.
“Në këtë rast ai mund të jap një dor për tu bërë një zgjidhje, për të dal tek një eleminim. Kurti u rrëzua nga amerikanët sepse ishte një projekt amerikan për interesa krejtësisht banale, në atë rast siç ishte rasti i zgjedhjes së Trumpit.”, u shpreh Lubonja në Prime Time.
E, në një situatë tjetër, ai thotë se Rama po të ishte i shqetësuar para se t’ia dorëzojë, Gjermanisë e Francës, draft-statutin për Asociacionin, atë propozim fillimisht do ta diskutonte me kryeministrin kosovar.
“Këtu s’kemi të bëjmë me një shqetësim të sinqertë. Te shqiptarët, nuk është i mirëpritur.”, tha Lubonja.