Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fusha Pajtimit – Shtërpcë, në fshatin Brod, përcjell InLajmi.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë janë dy vetura me tabela vendore . Veç dëmeve të shkamtuara materiale , lëndime kanë pësuar dy persona , të cilët janë lehta , është duke u dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj Njësia e komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, tha Veseli /InLajmi/