Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të premten ka vizituar Tregun e Gjelbër pasi në mbrëmjen e së enjtes u përfshi nga zjarri ku si pasojë janë djegur disa lokale dhe tezga.
RTV Dukagjini ka siguruar pamje të gjendjes së kioskave pas përfshirjes nga zjarri.
Ndryshe, të enjten këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.