Teksa deputeti i VV-së Armend Muja deklaroi se s’do të ketë më vend për bandat kriminale që i zaptojnë institucionet e Kosovës, i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit serb, Branislav Kërstiq.
Ai e akuzoi ashpër Mujën se si gjeneratë e re e VV-së po krijojnë probleme. “Jemi duke e kap rolin e krijuesit të problemeve. Kjo është gjenerata e re e politikanëve të VV-së. Ju vet e keni kapë me zor atë rol. Jo me zgjedh problemin. Brenda shtetit s’keni problem me Serbinë. Mua s’më intereson Serbia,unë jam atdhetar i veriut por jam pjesëtar i Kosovës, jam kosovar sikur ju i nderuar zotri. Me këtë pushtet me zor nuk bëhet asgjë.”, i tha Kërstiq – deputetit Muja, shkruan Gazeta10.