Një qytetar në Skenderaj ka raportuar se në rrugën “Emin Lati” ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, përcjell InLajmi.
Njësitet policore kanë dalë dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes.
Njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it amerikan e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurtë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Emin Lati, Skenderaj 08.06.2023 – 08:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë, se ka hasur në një mjet të dyshimtë. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it Amerikan që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurtë. /InLajmi/