Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi propozimin e kryeministrit Rama për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Absolutisht vetëm si vasal i Aleksandër Vuçiqit. Një njeri, i cili në pamje të parë është palë me Kosovën sepse është shqiptar, nuk mund të paraqesë asnjë projekt të besueshëm për palën kundërshtare”, tha ai.
Ai e konsideroi propozimin e Ramës si një propozim të ardhur nga sirtarët e qeverisë së Beogradit dhe Aleksandër Vuçiqit, shkruan A2CNN.
“Ky është një propozim i ardhur nga Beogradi, i cili e nxori në një moment kritik për Kosovën, nxori letrën e tij dhe i tha tani “do lexosh këto”.