Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje përmes një konference për media bëri të ditur se i ka propozuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
E këtë gjë e ka komentuar Adrian Zeqiri, drejtor i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve, i cili ishte i ftuar në “Info Magazine”.
Ai i dha të drejtë Shqipërisë, duke thënë se ka mundur të dërgojë diçka të tillë.
“Unë mendoj që Shqipëria si çdo shtet tjetër ka mundur të dërgojë diçka, nuk është pozicion i Kosovës, mirëpo ka mundur, për të zhbllokuar ndonjë proces i cili shihet qartë se ka ngecur momentalisht, për sa i përketë kësaj çështje”, u shpreh ai.