5 persona kanë vdekur në Kherson jugor si pasojë e përmbytjeve pas shkatërrimit të digës Kakhovka, thotë një zyrtar i instaluar nga Rusia, transmeton InLajmi.
Kjo e çon numrin e të vdekurve në 8 gjithsej në zonën e kontrolluar nga Rusia, në jug të lumit Dnipro.
5 të vdekur janë raportuar gjithashtu në zonën e kontrolluar të Ukrainës, në veri të lumit Dnipro, shkruan BBC.
Kjo do të thotë se gjithsej, dihet se kanë vdekur 13 persona, megjithëse organizatat humanitare kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë. /InLajmi/