Këtë të premte bëhen 24 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, shkruan InLajmi.
Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua më 9 qershor 1999 ndërsa hyri në fuqi më 11 qershor 1999.
Atë e nënshkruan gjenerali Sir Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. /InLajmi/