2 tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Turqi, duke lënë të plagosur mbi 20 persona.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur këtë të premte në mëngjes në Samsuda.
Është dashur ndihma e zjarrfikëseve dhe mjeteve të veçanta për të nxjerrë pasagjerët nga tramvajët. Ata janë dërguar në spitalet pranë vendngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima, transmeton Top Channel.
Ende nuk dihen shkaqet që bënë që 2 mjetet të jenë në të njëjtën kohë përballë njëri-tjetrit. Për ngjarjen, ka nisur një hetim.