6 fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një park në qytetin Annecy në alpet franceze.
Sipas raportimeve, një burrë i armatosur me thikë sulmoi një grup fëmijësh 3 vjeçarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 me orën lokale.
Burri që kreu sulmin është vënë në pranga dhe besohet të jetë një azilkërkues nga Siria.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dënoi sulmin e sotëm të ndodhur në shtetin e tij, të cilin e quajti sulm frikacak e absolut.
Me anë të një postimi në Tëitter, ai shprehet se fëmijët dhe një i rritur janë mes jetës dhe vdekjes dhe se kombi i tij është në shok, transmeton A2CNN
“Ndajmë dhimbjen me ta si dhe familjet e tyre. Shërbimet e urgjencës të mobilizuara”, shkroi mes tjerash Macron.