Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për rëndësinë e Projektligjit për Reformën Zgjedhore, raporton InLajmi.

Rrustemi thotë se ligji adreson shqetësimin me listat e votuesve ndërsa bën të ditur se numërimi i fletëvotimeve nga kandidatët nuk do të bëhet në vendvotime.

Për më tepër, ai thekson se esenca e këtij projektligji është se përmirëson sistemin, procesin dhe administrimin e zgjedhjeve.
“Po shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm. Ky projektligj implikon secilin rekomandim të vëzhguesve të BE-së. Ligj adreson shqetësimin me listat e votuesve, shqetësimet e diasporës. Numërimi i fletëvotimeve nga kandidatë nuk do të bëhet në vendvotime. Do ta përmirësoj procesin zgjedhor dhe do të ndikojnë edhe ne forcimin e demokracisë. Esenca e këtij projektligji është se përmirëson sistemin, procesin dhe administrimin e zgjedhjeve”, tha ai. /InLajmi/




















