Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar gjeneralin Wesley Clark, të cilin e ka quajtur si aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve.

Sipas Mehaj, njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes.
Mehaj thekson se rruga e Kosovës mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së.
Postimi i plotë i tij:
Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.
Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.
Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes.
Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së. /InLajmi/




















