‘Reds’ kanë njoftuar për transferimin e Mac Allister.
24-vjeçari ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bërë nënshkrimi i parë i Liverpoolit në dritaren e verës.
Mac Allister do të arrijë në ‘Anfield’ më pak se gjashtë muaj pas shpalljes kampion me Argjentinën nw Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar, duke mbyllur një sezon shumë mbresëlënës me Brighton.
“Ndihet e mrekullueshme. Është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jesh këtu dhe mezi pres të filloj. Doja të isha që nga dita e parë e para-sezonit, kështu që është mirë që gjithçka është bërë. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës”, tha ai.
“Ishte një vit fantastik për mua, Kupa e Botës, ajo që arritëm me Brighton, por tani është koha të mendojmë për Liverpoolin dhe të përpiqemi të jemi një lojtar më i mirë dhe një qenie njerëzore më e mirë çdo ditë”, ishin fjalët e tij.