Karim Benzema mbrëmjen e sotme është prezantuar te skuadra e Al Ittihadit.
Kampioni i Arabisë ditë më parë ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin francez, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, me një pagë rreth 200 milionë euro në vit.
Prezantimi zyrtar i Benzemas u bë sonte në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, ku është pritur në mënyrë madhështore nga tifozët e Al Ittihaad.
Të pranishëm në stadium ishin të pranishëm mbi 50.000 tifozë, ku dolën për ta pritur ish-futbollistin e Real Madridit, shkruan Indeks.online.
Benzema para tifozëve kishte edhe Topin e Artë të cilin e ka fituar në tetor të vitit 2022.
https://twitter.com/ittihad_en/status/1666885010039734273