Ish ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka propozuar një draft-statut të Asociacionit, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se “agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
“Pra tash “agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive”, tha ish-diplomatja.
Tutje ka shtuar Haradinaj se “qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”. /InLajmi/
https://twitter.com/MelizaHaradinaj/status/1666753252954714113?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1666753252954714113%7Ctwgr%5E5ff0088dee42a032bec1ad5e2ef2fe0af76a3bfc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fish-ministrja-e-jashtme-agjentet-e-idese-se-shkembimit-te-territoreve-jane-vene-ne-levizje%2F