Analisti, Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas lajmit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke e quajtur këtë të fundit si “dost të Vuçiqit”, përcjell InLajmi.
Gjinovci thotë se Rama meriton të jetë person non grata në Kosovë.
Ai i thotë Ramës se për fatin e Kosovës flet populli i saj përmes institucioneve të veta, të cilat kanë dalë prej zgjedhjeve demokratike e të cilat tha ai, nuk ndodhin në Shqipëri dhe Serbi.
Postimi i plotë i tij:
Edi Rama, dosti i Vuçiqit meriton non-grata nga Kosova. Edhe me këtë rast tërheqje te ambasadorit te Kosovës nga vendi momentalisht ma proserb ne Ballkan. Për fatin e Kosovës flet populli i saj përmes institucioneve të veta të dala prej zgjedhjeve demokratike të cilat në Shqipni dhe Serbi nuk ndodhin. /InLajmi/