Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Szunoyg derisa ka komentuar situatën në veri të vendi, ka ripërsëritur thirrjen për khim në dialog me Serbinë.
Gjithashtu ai i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ketë prioritet reformat në lidhje me Bashkimin Evropian.
“Diskutuam me Komisionin për Integrim në BE për progresin e Kosovës drejt BE-së dhe i bëmë thirrje Kuvendit që të ketë prioritet , reformat në lidhje me BE-në”, ka thënë ai. /InLajmi/
https://twitter.com/EUAmbKS/status/1666715293186400257