Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të mërkurën Statistikat e Lindjeve për vitin 2022.
Sipas ASK-së, në vitin 2022 janë regjistruar 31. 420 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 mijë e 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11. 615 janë meshkuj 51.3% dhe 11.000 e 17 janë femra 48.7% Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8. 788 lindje.
Të lindur binjak në vitin 2022 brenda dhe jashtë Kosovës janë regjistruar 810 foshnje.
Më së shumti lindje të gjalla brenda dhe jashtë Kosovës, ishin sipas grup-moshës së nënës 25-29 vjeç me 10. 671 lindje.
Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla 372 foshnje, Dua 289 foshnje, Bora (259 foshnje, Hana 242 foshnje, dhe Inara 230 foshnje.
Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan 232 foshnje, Noar 217 foshnje, Nil 216 foshnje, Amar 214 foshnje, dhe Troi 211 foshnje, shkruan Telegrafi
“Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër”, thuhet në njoftimin e ASK-së