Pas më shumë se 24 orëve, pasojat e shkatërrimit të digës janë ende duke u shfaqur në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Imazhet satelitore tregojnë përmbytje masive në të 2 anët e lumit Dnipro, veçanërisht në terrene të ulëta në jug, në territorin ende të kontrolluar nga Rusia.
Në disa komunitete, ujërat e përmbytjeve ishin aq të larta sa njerëzit u detyruan të kalonin natën në çatitë e tyre dhe të ulur në pemë, duke pritur për t’u shpëtuar.
Në Kherson, i vetmi qytet i madh i prekur, përmbytjet janë më të vogla, por operacionet e shpëtimit vazhdojnë misionin e tyre, ani pse janë të penguara vazhdimisht nga granatimet e shpeshta nga pozicionet ruse përtej lumit, shkruan CNN.
Nga frika e sulmeve ukrainase në çdo pikë përgjatë vijës së frontit 600 milje, duket se komandantët rusë vendosën të heqin të vetmen pikë kalimi të zbatueshme mbi Dnipro në jug të qytetit të Zaporizhzhia. /InLajmi/