Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit profesional, përcjell InLajmi.
Nagavci theksoi se këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor ndërsa shtoi se ata do të kontribuojnë për të mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësite e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës.
Ministrja e Arsimit shton se ky udhëzim administrativ e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar.
Nagavci bën të ditur se këshilltarët për karrierë do të jenë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas udhëzimit administrativ për menaxhimin e brendshëm të shkollave.
Postimi i plotë i tij:

Këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor. Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësite e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës.
Kemi publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional.
Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).
Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave.
Ky udhëzim administrativ do të jetë i hapur në Platformën e diskutimeve publike deri më 16.06.2023. /InLajmi/