Për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, kryeministrit Albin Kurtit i është dhënë afat deri të premten, por analistët serbë shpresojnë që ku afat të jetë fleksibël e të jetë ndonjë e premte tjetër, transmeton InLajmi.
Përndryshe vlerësojnë analistët vlerësojnë të rëndësishëm takimin e Gabriel Escobar me opozitën e Kosovës.
Drejtori i Qendrës për Stabilitet Politik, Ognjen Karanoviq, ndërsa ka folur për afatin kohor që Kosova duhet të bëjë zgjidhje për situatën në veri, shpreson që të mos kalojnë shumë të premte deri tek de-pershkallzimi i siutatës në veri.
“Se Prishtina ka afat deri të premten të të zgjidhë situatën në veri, kështu ka thënë Gabriel Escobar para takimit me presidentin e Serbisë, por do të shohim nëse ato afate janë fleksibël, qoftë kjo e premte apo ndoshta një tjetër. Është interesante se çfarë tha ai se “kjo nuk duhet parë në nivel personal, por si obligim i Kosovës dhe i Serbisë”, edhe pse nuk e dimë se cilat obligime nuk i ka përmbushur Serbia”, u shpreh Jorgiq.
Jorgiq, mbetet tek deklarimi i Escobar i cili tha se “kjo është në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare, në përputhje me të cilën janë zotuar institucionet e e Kosovës dhe se nuk mund të devijohet nga ato zotime.
Tutje ka shtuar ai se emisarët ndërkombëtar kanë kërkuar de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa thekson se këtë nuk mund ta kërkojnë nga Serbia, sepse Serbia nuk është shkaktare e tensioneve në veri.
Sipas Koranoviq, kërkesat e Serbisë për tërheqjen e Njësisë Speciale nga veriu është e padiskutueshme.
Nga ana tjetër Drejtori i Borbës, Andrija Jorgiq, ndërsa komenton takimin e Gabriel Escobar me opozitën e Kosovës thekson se për Asociacionin nuk kanë thënë asgjë.
“Ai nuk ka dëgjuar asgjë prej tyre për Asociacionin, ata janë të bashkuar për çështjen e Kosovës së pavarur, por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me SHBA-në, nuk lejojnë askënd që ta rrezikojë këtë, përfshirë edhe Kurtin”, ka theksuar Jorgiq për Tv Pink.
Sipas tij, përgjigja e serbëve ndaj asaj që po ndodh është fantastike dhe nuk duhet të lejojmë që të na provokojnë./InLajmi/